Kombëtarja e Ukrainës kthehet në fushë! FIFA vendos zyrtarisht datën e play-off për Botërorin









FIFA ka zgjidhur më në fund edhe dilemën e fundit sa i përket kalendarit ndërkombëtar dhe situatës së Ukrainës, e cila nuk mund të zbriste në fushë për ndeshjen e saj të play-off për Botërorin 2022 kundër Skocisë.

7ea05698c5f33a2432e3e6a3bf872bf7-13432-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Përfaqësuesja ukrainase e kishte të pamundur të zbriste në fushë në mars për ndeshjen ndaj Skocisë, si pasojë e situatës pas sulmit ushtarak rus, me futbollistët që ishin shumë të shqetësuar për atë që ndodhte në vendin e tyre e shumë syresh, kërkuan leje edhe nga klubet ku luanin. Pa harruar këtu edhe një numër të madh që luan pikërisht në kampionatin vendas. Me mirëkuptim u vendos që sfida play-off mes dy përfaqësuesve të shtyhej për një datë tjetër, ndërsa në finalen e minigrupit, ekipin fitues e pret Uellsi.

Në bashkëpunim me federatat e tjera të përfshira në grupet e tyre në ndeshjet e Ligës së Kombeve, është modifikuar kalendari i ndeshjeve të muajit qershor dhe ai i shtatorit. Kështu, sfida e shtyrë mes Skocisë dhe Ukrainës do të luhet më datë 1 qershor, ndërsa më datë 5 qershor, fituesi do të përballet me Uellsin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.