Komision hetimor për Trumpin

08:09 20/05/2021

35 republikanë votojnë pro komisionit, hetohet sulmi ndaj Kapitolit

35 ligjvënës republikanë në ShBA sfiduan udhëheqësit e tyre të partisë dhe dhanë mbështetjen për të ngritur një komision hetimor për ngjarjet e 6 janarit në Kapitol. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan e kontrolluar nga demokratët, votoi me 252-175 vota fillimin e hetimit.

Para votimit, ish-presidenti Donald Trumpi kĂ«rkoi republikanĂ«ve tĂ« votojnĂ« kundĂ«r “kurthit tĂ« demokratĂ«ve. MegjithatĂ«, ligji nuk ka gjatĂ« tĂ« kalojĂ« nĂ« dhomĂ«n e lartĂ« tĂ« Kongresit. Kreu i pakicĂ«s nĂ« Senat, republikani MitchMcConnell ishte kundĂ«r komisionit.

Komisioni hetimor do të ketë të njëjtin model me panelin që hetoi ngjarjet e 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.

Komisioni do të ketë 10 anëtarë i ndarë plotësisht midis dy partive të mëdha që në fund do të japin rekomandime si të shmangin përsëritjen e pushtimit të selisë së Kongresit.

Më 6 Janar 2021 mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump dështuan të ndalojnë konfirmimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

“Presidenti Trump e kundĂ«rshton kĂ«tĂ« komision. Nuk jam i sigurt pse. ËshtĂ« thellĂ«sisht zhgĂ«njyese qĂ« ekziston njĂ« ndarje midis republikanĂ«ve,” tha kreu i shumicĂ«s nĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve, ligjvĂ«nĂ«si StenyHoyer.

Vota e së mërkurës mbrëma ishte konsideruar edhe si një votë besnikëria ndaj ish-presidentit dhe partisë së tij.

Të dhjetë republikanët që votuan pro shkarkimit të Trumpit pas ngjarjeve në Capitol për nxitje të kryengritjes ishin mes atyre 35 që votuan për ngritjen e komisionit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.