Komisionari Varhelyi: Shpresoj që të rinjtë e Kosovës së shpejti të udhëtojnë pa viza në BE

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh optimistë se populli i Kosovës së shpejt do të mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së. Ai këto komente i bëri përmes një video-mesazhi gjatë diskutimit të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë dhe Instituti i Teknologjisë Rochester në Kosovë (RITK), me temën “Konferencën për të ardhmen e Evropës”.

Komisionari Varhelyi në këtë konferencë foli edhe për investimet e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor që kapin shifrën 30 miliardë euro. “Shpresoj gjithashtu që të rinjtë e Kosovës do të mund të udhëtojnë së shpejti pa viza në BE, dhe të kenë edhe më shumë kontakte me bashkëmoshatarët e tyre. Dhe ne duke nxitur ekonominë, zhvillimin e rajonit dhe të Kosovës, t’ju ofrojmë të gjitha mundësitë e mundshme në vend. Plani ynë ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor do të mobilizojë deri në 30 miliardë euro, një e treta për PBB-në në Investime. Kjo paketë do të mbyllë hendekun e zhvillimit ekonomik, me BE-në ku do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe me përparimin në rrugën drejt BE-së“, u shpreh ai.

Varhelyi tha se zëri i të rinjve do të ndikojë shumë në adresimin e zhvillimit ekonomik, bërjes së institucioneve shtetërore të përgjegjshëm karshi nevojave të qytetarëve. “Të rinjtë janë pasuria më e vlefshme që ka Kosova. Zëri, idetë dhe pjesëmarrja juaj aktive janë thelbësore për adresimin e më shumë sfidave, duke nisur nga zhvillimi ekonomik, përmes bërjes së institucioneve shtetërore më të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve, deri te pajtimi i vërtetë në rajon. BE-ja mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro. Ato projekte synojnë të zhvillojnë aftësitë tuaja për punësim, përfshirje sociale dhe pjesëmarrje demokratike. Është një investim që brezat që do të vijnë duhet të përfitojnë”, tha komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.