Komisioner, delegat dhe kandidat njëkohësisht! Rasti unik në zgjedhjet e FSHF-së








Statuti i “përmirësuar” i FSHF-së, vazhdon të ketë hapësira të mëdha për konflikte të mundshme interesi, apo dublim pozicionesh në detyra të ndryshme. Por rasti që shfaqet në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së të këtij viti është unik, pasi një person do të jetë njëkohësisht komisioner, delegat me të drejtë votë dhe kandidat.

asambleja-fshf-zgjedhjet

Në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së gjendet edhe emri i Ervin Canollarit, drejtues në akademinë “Internacional” në Pezë. Ai ka marrë propozimet e mjaftueshme për të qenë pjesë e kësaj gare, sipas verifikimit që i është bërë nga… Ervin Canollari.

I njëjti person rezulton në fakt se është edhe anëtar i Komisionit të verifikimit të delegatëve për zgjedhjet në FSHF dhe nëpërmjet tij kanë kaluar të gjitha propozimet e anëtarëve të institucionit të futbollit. Tani, ai pret që të votohet nga delegatët me të drejtë vote në Asamble, një prej të cilëve është… Ervin Canollari.

Ai u zgjodh nga Shoqata Rajonale e Tiranës si një prej delegatëve me të drejtë vote që të përfaqësonin futbollin amator të kryeqytetit në këto zgjedhje, duke regjistruar kështu një rast unik sa i përket konfliktit të interesit që mund të dhurojë statuti i “përmirësuar’ i FSHF i cili u miratua me ngut një vit më parë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *