Komisionet Hetimore, “Ligjet” miratojnë ndryshimet e propozuara nga PS

komisionet hetimore ligjet miratojne ndryshimet e propozuara nga ps
komisionet hetimore ligjet miratojne ndryshimet e propozuara nga ps

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, sipas propozimeve të deputetes socialiste Ermonela Felaj. Rishikimi i ligjit u miratua vetëm me votën e të deputetëve socialistë në mbledhjen zhvilluar on-line.

Sipas ndryshimeve të propozuara, për ngritjen e një komisioni hetimor vihet kusht ekzistenca e një çështjeje konkrete për t’u hetuar dhe nevoja për të dhëna apo incidicie të mjaftueshme.

Mbledhjet parashikohen të zhvillohen të mbyllura, kur vlerësohet se publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit, nëqoftëse një gjë e tillë, kërkohet nga organi kompetent.

Ndërkohë, për dëshmitarët Komisioni hetimor duhet të marrë paraprakisht leje nga prokuroria ose gjykata ku ndodhen aktet për objektin dhe kufijtë e dëshmisë.

Marrja e provave sipas ligjit të rishikuar, ashpërsohet. Ndryshimet përcaktojnë se “Vendimarrja e lidhur me provat, realizohet me vendim të ndërmjetëm dhe si e tillë ajo i nënshtrohet shumicës që kërkon kjo lloj vendimmarrje.

Ermonela Felaj, tha se modeli ligjor i propozuar për komisionet hetimore është ai gjerman.
Felaj sinkron shkurt…

Ndryshimet e miratuara në komisionin e Ligjeve janë kundërshtuar me forcë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, sipas të cilës bëhen mburojë e mazhorancës.

Ndryshimet ligjore u votuan në kulmin e debatit të fortë politik, kur opozita është në protestë pasi mazhoranca socialiste ka refuzuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore.

Nenet që u miratuan në komisionin e ligjeve prekin përcaktime të rëndësishme të ligjit aktual të miratuar në vitin 2002, sa i takon ngritjes, organizimit dhe funksionimit të komisioneve hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts