Komisioni Evropian mohon raportimet e Reuters për vendet skeptike

21:50 29/09/2021

Bashkimi Europian hodhi poshtë raportimet e agjencisë Reuters se disa vende skeptike me procesin e zgjerimit nuk duan të japin garanci për anëtarësimin e sigurt në të ardhmen të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian, i tha Zërit të Amerikës se “e ardhmja e të gjithë Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”. Të martën, agjencia Reuters, duke cituar katër diplomatë të paidentifikuar, raportoi se Holanda, Franca dhe Danimarka nuk kanë ranë dakord për dhënien e garancive për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Europian të gjashtë vendeve, premtuar 18 vjet më parë në Samitin e Selanikut.

Pisonero tha se “Komisioni Europian është i vendosur fort për të përmirësuar procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore“.

Të dy vendet kanë përmbushur detyrimet e tyre, dhe ne mbështesim plotësisht fillimin zyrtar të negociatave të pranimit deri në fund të vitit, siç tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Layen gjatë vizitës së saj në rajon. E ardhmja e të gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE.”

Pisonero shtoi se samiti i ardhshëm në Slloveni më 6 Tetor BE – Ballkani Perëndimor do të jetë një mundësi e mirë për të konfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor me hapa praktikë drejt integrimit të mëtejshëm dhe për të filluar zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve për rajonin.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com