“Komisioni Hetimor nuk ndau hetimin penal nga ai parlamentar”- Felaj: Akuza e PD u ngritën sipas parimit ‘ta bëjmë sa më të madhe gënjeshtrën’








Ndryshe na sa mendon Partia Demokratike, për përfaqësuesit e mazhorancës, Komisioni Hetimor për Inceneratorët nuk ia arriti qëllimit. Nënkryetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj u shpreh se do të ketë një raport për të gjitha ato që u dëgjuan dhe u raportuan nga dëshmitarët.

Felaj u shpreh se ky komisioni nuk e bëri punën sic duhet, pasi nuk arriti që të ndante hetimin penal nga ai parlamentar.

“Sigurisht që do të kemi raport, për ato që panë dhe u dëgjuan, një raport i cili do të përmbajë një analizë të plotë, shteruese të sjelljes së organeve shteruese. Ky komision nuk arriti të ishte në performancën e një komisioni hetimor parlamentar.

Ky komision nuk e ndau një hetim parlamentar në një hetim penal. Nëse nuk e respektojmë në parimin e ndarjes së pushteteve ne, nuk e di kush mund ta kuptojë tjetër që ky parim siguron edhe demokracinë. Kjo nuk u respektua gjatë asnjë mbledhje. Kur duhet të flitej për përfundimin e hetimeve u shfrytëzua mikrofoni për të bërë akuza.

Ne i kemi  konsideruar këto akuza si akuza të ngritura sipas parimit ta bëjmë sa më të madhe gënjeshtrën” u shpreh Felaj.

Sipas saj, “impiantet ekzistojnë e përpunimit të mbetjeve ekzistojnë dhe sot qytetarët e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjës  duhet të jenë të ndërgjegjshëm që mbetjet trajtohen në këto impiante”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *