Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, PD cakton kryetarin dhe anëtarët, ja kush janë deputetët demokratë (EMRAT)





Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Selia-e-PDNdërkohë bashkë me kërkesën janë depozituar edhe emrat e deputetëve demokratë që do të përfaqësojnë këtë komision.

Kështu, PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.

Enkelejd Alibeaj pas dorëzoi kerkesen ne Kuvend renditi edhe disa nga çështjet që do të përfshijë hetimi.

Sipas Alibeajt hetimi do të nisë me ndalimin e emigrantëve ditën e zgjedhjeve, legalizimet, rritja e pagave, punësimet apo deri tek patronazhistët.

Alibeaj u shpreh se kërkesa është jo vetëm nevojë e aksionit politik të PD, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *