Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për Bashkëqeverisjen









Komisioni i Çështjeve Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka rrëzuar në përfundim të mbledhjes së sotme dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit në Kuvend të ligjit “Për bashkëqeverisjen”.

LIGJET

Ishin deputetët e Partisë Socialiste ata të cilët u pozicionuan kundër qëndrimeve të Presidentit Meta se ligji për Bashkëqeverisjen cënon dispozitat e Kushtetutës, mes të cilave pavarësinë e autonomisë vendore, sigurinë juridike, hirearkinë e akteve, si dhe centralizon pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga kryeministri.

Pro dekretit të presidentit ishin deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula, si dhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho.

Rrëzimi i këti dekreti është paralajmëruar dhe më herët nga vetë kryeministri Rama, i cili gjatë turit të nisur për prezantimin e ligjit për Bashkëqeverisje ka deklaruar se ligji do të miratohet ashtu siç është pa asnjë ndryshim.

Arsyet pse Presidenti Meta nuk e dekretoi me miratim këtë ligj pasi:

Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.

Procedura e ndjekur për miratimin e ligjit nr. 107/2021, është realizuar në shkelje flagrante të parashikimeve të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Bie ndesh, krijon mbivendosje dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Bie haptazi ndesh me ligjin nr. 10385, datë 24.02.201, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *