Komisioni i Rithemelimit ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të degës në Prrenjas. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Prrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD Prrenjas.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Prrenjas u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave”, thuhet ne njoftim.
Ndërkohë vijon procesi i votimit dhe numërimit në degët e tjera.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al