Komisioni miraton sot planin e hetimit të inceneratorëve! PD kërkon thirrjen e 28 dëshmitarëve, PS mund të kërkojë … TABELA








KELMENT BAÇI/ Komisioni Hetimor për Inceneratorët do zhvillojë sot në orën 11:30 mbledhjen e parë pas shtyrjes së afatit të përfundimit deri në 25 shkurt nga Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve.

komisioni hetimor

Komisioni për hetimin e “plehrave” ishte futur në një ngërç politik për planin dhe afatet e hetimit. Vendimi i Kuvendit për shtyrje i ka hapur rrugë zhvillimit të mbledhjeve, ku sot priten serish debate mes maxhorancës dhe opozitës për afatet e planit të hetimit. Përplasja PS-PD pritet të ndodhë, pasi në planin e hetimit të propozuar nga PDja disa aktivitet duhet të kishin ndodhur nga 19 janari deri në 7 shkurt, për të cilat do duhet një tjetër dakordësi mes palëve dhe shtyrjen e datave kur do të zhvillohen këto aktiviteteve. Në planin e hetimit rezulton se afati përfundimtar që lista e personave që do thirren si dëshmitarë të paraqiten para ligjvënësve është data 15 shkurt. Plani i hetimit pritet të ketë afate të reja, të cilat PSja do t’i votojë, pasi machoranca, e cila ka edhe shumicën në këtë komision hetimor, vendosi që ai të përfundojë punën e tij.

lista e deshmitareve

DËSHMITARËT

Kryeministri Edi Rama është emri i parë që PD-ja ka vendosur në listën e dëshmitarëve të planit të propozuar për hetimin e inceneratorëve. Lista e plotë përbëhet nga 28 emra dhe në të janë zyrtarë të lartë të PS-së, 3 kryebashkiakë, pronarët dhe administratorët e kompanive që fituan koncesionet dhe ndërtuan inceneratorët, si dhe gazetarë që denoncuan aferën dhe janë përballur me sulme dhe padi nga pronarët e kompanive të inceneratorëve.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministri aktual Arben Ahmetaj, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar nga SPAK-u për këtë çështje, deputeti i PS-së Alqi Bllako, janë në krye të listës së dëshmitarëve, së bashku me Erion Veliaj, Armando Subashi, Emiriana Sako dhe ish-kryetarin e Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini. Në listë janë edhe pronarët e kompanive, të cilat fituan PPP-të dhe nënshkruan kontratat për ngritjen e impianteve të trajtimit të mbetjeve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja.

Po ashtu, kësaj liste nuk i mungon as disa gazetarë dhe punonjës të medias, të cilët denoncuan aferën korruptive. Nga ana e saj, maxhoranca socialiste ende nuk ka bërë publik asnjë emër që do ta thërrasë në cilësinë e dëshmitarit. Duke u nisur nga pyetjet që PS-ja u ka drejtuar institucioneve, një prej tyre ka qenë edhe për të gjitha hyrje-daljet nga sistemi TIMS për kreun e PDsë, Lulzim Basha.

Kryedemokrati mund të jetë një nga emrat që anëtarët e PSsë në komision mund ta thërrasin si dëshmitar. Të gjithë këta zyrtarë të lartë të qeverisë pritet të dëshmojnë nëse kanë dijeni për procedurat e ndjekura për dhënien me koncesion të ndërtimit të tre impianteve të përpunimit të plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë që është edhe objekti i hetimit të Komisionit Parlamentar. Për kryetaren e Komisionit Tabakun, “qytetarët do kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 milionë euro, e cila u vonua prej avokatisë politike”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *