Komisioni për shkarkimin e Presidentit Meta do të zgjasë një muaj. Zbardhen emrat e deputetëve pjesëmarrës



Ndërsa afatet kushtetuese të Parlamentit aktual janë drejt skadimin çka ndalon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar brenda 4 muajve të fundit të legjislaturës, socialistët kanë vendosur të shqyrtojnë me urgjencë faktet që ata pretendojnë se kanë kundër Presidentit Ilir Meta.

Ilir MEta koalicioni PS PD

Komisioni hetimor parlamentar i cili pritet të miratohet seancën e nesërme të Parlamentit të Shqipërisë, do të ketë veprimtarinë e tij në harkun e një periudhe një mujore.

Komisionin do ta drejtojë deputeti socialist, Alekt Hyseni, ndërsa deputetët nga radhët e të ashtuquajturës opozitës parlamentare do të jenë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani, ndërsa pjesë tjetër do të jenë nga PS.

Gjatë ditës së sotme, Komisioni i Ligjeve miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor.

I vetmi anëtar i Komisionit të Ligjeve që votoi kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për presidentin ishte Adriatik Alimadhi.

Komisioni kishte ftuar për të dëgjuar presidentin Ilir Meta, por ky i fundit kërkoi që të shprehej në datën 10 maj, për shkak të kohës së pamjaftueshme për mbrojtjen dhe për shkak se nuk mund të anulonte axhendën e takimeve të datës 6 maj.

49 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë përpiluan një raport ku kërkuan nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

9 maji është data e fundit kur Kuvendi mund të ngrejë Komisione Hetimore, pasi ligji përcakton që nuk mund të ngrihen komisione 4 muaj para mbarimit të afatit të Parlamentit. Nesër pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për kreun e shtetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *