Komisioni për TIMS, Gogu-Salianjit: Mbase ëndrra juaj në sirtar është të bëheni gjyqtar i Berishës e t’i jepni pafajësi, por nuk është ky misioni ynë

komisioni per tims gogu salianjit mbase endrra juaj ne sirtar eshte te beheni gjyqtar i berishes e ti jepni pafajesi por nuk eshte ky misioni yne
komisioni per tims gogu salianjit mbase endrra juaj ne sirtar eshte te beheni gjyqtar i berishes e ti jepni pafajesi por nuk eshte ky misioni yne

TIRANE

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka thënë se ky komision duhet të qëndrojë në shinat e ligjit.

“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh”, tha Gogu.

Më tej ai i kërkoi kryetarit Ervin Salianji të mos bëhet gjyqtar i Sali Berishës.

“Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak”, deklaroi Gogu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts