“Kompania famëkeqe e inceneratorëve mori 244 pagesa nga 16 institucione”, Berisha: Paratë e vjedhura kërkojani Ramës, Zoto pupac

kompania famekeqe e inceneratoreve mori 244 pagesa nga 16 institucione berisha parate e vjedhura kerkojani rames zoto pupac
kompania famekeqe e inceneratoreve mori 244 pagesa nga 16 institucione berisha parate e vjedhura kerkojani rames zoto pupac

Grupi i Berishës ka bërë një denoncim në rrjetet sociale sa i takon kompanisë Integrated Energy sa i takon inceneratorëve.

Sipas PD-së së Berishës, kompania e Klodian Zotos merr pagesa nga disa bashki të vendit. Mes të tjerash PD e Berishës thekson se paratë e vjedhura për skemën e inceneratorëve duhet t’ja kërkojnë Ramës.

DEKLARATA
Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 Prill 2018 deri në 23 Gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.
Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.
Konkretisht pagatorët e Klodian Zotos janë:
Bashkia Tirane -151 transaksione
Bashkia Durres – 21 transaksione
Bashkia Vore – 14 transaksione
Bashkia Kavaja – 23 transaksione
Ministria e Kultures- 13 transaksione
Gjykata e larte – 4 transaksione
INUK – 1 transaksion
Aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit – 1 transaksion
Drejtoria e Pergjithshme eTatimeve – 1 transaksion
Drejtoria e informacionit te Klasifikuar – 2 transaksione
Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit – 5 transaksione
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave – 1 transaksion
Aparati Qendror INSTAT – 1 transaksion
Spitali Distrofik – 2 transaksione
Qendra e Formimit Profesional Nr.1 Tiranë – 2 transaksione
Kompania e Zotos është gjithashtu pjesë në tenderin e 2020 për ndërtimin e landfillit të Vlorës, me vlerë 9.8 milion euro i financuar me ndërmjetësimin e Agjencisë Gjermane për Zhvillim.
Ky projekt ka mbetur pezull pasi kompania e Klodian Zotos Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK.
Kur dëgjoni emrin e Klodain Zotos që përsëritet…
Klodian Zoto në Inceneratorin e Tiranës,
Klodian Zoto në Inc e Elbasanit,
Klodian Zoto në Inc e Fierit,
Klodian Zoto në landfillin e Vlorës,
Klodian Zoto në Bashkinë Durrës,
Klodian Zoto në Bashkinë Vorë,
Klodian Zoto në Bashkinë Kavajë, në INUK, Gjykatë të lartë, Tatime, Spitale etj…
Pyeteni veten: cfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që vetëm njeriu më i fuqishëm, që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi, mund të “bekojë” shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet, institucionet, përfshirë këtu dhe ato të drejtësisë.
Ky njeri quhet Edi Rama.
Paratë e vjedhura kërkojani atij.
Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts