Kompania franceze fiton ankandin për parkun fotovoltaik të Spitallës, ja sa është çmimi që Shqipëria do ta blejë energjinë elektrike

balluku karabasta

Kompania franceze Voltalia ka fituar garën për të ndërtuar parkun fotovoltaik të Spitallës, me një çmim më të lirë se ajo e ofruar nga kompania kineze e cila kapte vleren e 46 euro për megavat.

“Kompania fituese është Voltalia me cmimin 29.89 euro për megavat orë, për 70 megavat që do shiten”, tha përfaqësuesi i ministrisë së Energjisë.

Shpjegimin e ka bërë ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila në një konferencë për mediat ku u shpall dhe kompania fituese, tha se parku fotovoltaik i Spitallës, “është një park i dizenjuar për të prodhuar 100 megavat energji elektrike”.

“Paketa është ndarë që 70% e kësaj energjie do parablihen nga operatori i shpërndarjes me një cmim që shpresojmë të jetë i favorshëm për shtetin tonë e 30 megavat do përdoren në tregun e lirë duke përdorur bursën që e kemi krijuar, apo mënyra të tjera për të treguar këtë sasi që do mbetet te prodhuesi”, tha Balluku.

Pra Shqipëria do parablejë 70 megavat energji elektrike me çmimin 29.89 euro për megavat orë.

“Pamë me detaje ofertat tekinke të ardhura nga 45 kompani të mëdha që kanë eksperiencë në sektor e fakti që kompani të mëdha, me eksperiencë në fushën e ndërtimit të parqeve fotovoltaike, kanë treguar interes për të investuar në Shqipëri tregon dhe një herë se si të gjitha këto procese transparente, që garantojë një garë të hapur e rezultate përfundimtare të shkëlqyera e sjellin përfitim e për vendin e investitorët na nxisin e na japin kurajo për të vijuar më tutje”, u shpreh Balluku.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi në Facebook se pas ankandit të Karavastasë, është mbyllur “me sukses edhe ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës, me kapacitet 100 megavat në një sipërfaqe 120 hektarë”.

Rama e ka quajtur këtë “një tjetër hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së sigurtë energjitike të Shqipërisë”.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *