Kompania “Nord Stream 2 AG” rrezikon falimentimin

15:38 01/03/2022

Më shumë se 140 punonjës të kompanisë janë pushuar nga puna

Kompania me bazë në Zvicër, e cila ndërtoi gazsjellësin “Nord Stream 2” nga Rusia në Gjermani rrezikon falimentimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan kompninë “Nord Stream 2 AG” javën e kaluar pasi Rusia njohu dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore përpara pushtimit të vendit, e cila u pasua me një valë sanksionesh ekonomike nga Perëndimi.

Kjo kompani, e cila është regjistruar në Zvicër dhe është në pronësi të gjigandit shtetëror rus të gazit “Gazprom”, vitin e kaluar përfundoi projektin prej 11 miliardë Dollarësh, i cili është projektuar për të dyfishuar kapacitetin për të dërguar gaz nga Rusia për në Gjermani.

Sipas “Reuters” kompania mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në një gjykatë zvicerane  së shpejti këtë javë. Ministri i Ekonomisë i Zvicrës, Guy Parmelin, bëri të ditur se i gjithë stafi i kompanisë, më shumë se 140 punonjës, të cilët punonin për kompaninë janë pushuar nga puna.

Tubacioni prej 1,230 km nuk kishte filluar funksionimin komercial pasi ishte në pritje të dritës jeshile nga  autoritet gjermane.

Gjermania, e cila merr gjysmën e gazit të saj nga Rusia, ka mbështetur projektin e gazsjellësit të shumëdiskutuar për të rritur furnizimet me gaz për Europën, por projekti u përball me kundërshtime brenda Bashkimit Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara për rritjen e varësisë së gazit të rajonit nga Rusia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.