Kompania ruse krijon robotë humanoidë

08:40 25/03/2021

Prodhuesi rus i robotëve Promobot ka përsosur robotët e tij humanoidë, që të imitojnë krijuesit e tyre njerëzorë, në pamje dhe lëvizje.

Robotët Promobot punojnë si asistentë që flasin në qendrat qeveritare në Moskë, si dhe universitete.

Ata prodhohen me një ‘kafkë’ metalike, të mbuluar me disa shtresa ‘lëkure’ silikoni. Por çelësi për një imitim të mirë është në mekanikën e tyre.

“Ne mund të shohim që roboti përpiqet të buzëqeshë, të hapë gojën dhe të lëvizë sytë, vetullat dhe faqet – e gjitha ndodhë me ndihmën e motorëve të shërbimit,” tha Igor Yeremeev, drejtori teknik i kompanisë.

Kompania ka në plan të sjellë te robotët e saj edhe më shumë tipare të ngjashme me njerëzit në të ardhmen.

“Ne tashmë kemi kërkesa për robotë të lëvizshëm. Ju keni parë një robot me duar vetëm statike ndërsa ulet atje. Tani po zhvillojmë robotë me duar të lëvizshme që mund të kryejnë disa gjeste gjatë bisedës … Unë mendoj se në radhë të parë do ta bëjmë atë të qëndrojë , dhe më vonë në tre ose katër vitet e afërta do ta bëjmë të ecë, “ shtoi Yeremeev.

Sipas faqes së internetit të kompanisë, shërbimi Promobots, i themeluar në 2013, punon në 40 vende të botës me robotë si administratorë, konsulentë, udhëzues dhe portierë, duke zëvendësuar ose plotësuar punonjësit njerëz.

Në vitin 2019, roboti Promobot V. 4 u bë punonjës i Kolegjit Amerikan të Karolinës së Veriut./tvklan.al









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *