Kompanitë e makinave largohen nga tregu rus, Putini gjen zgjidhjen, nxjerr nga “pluhuri” markën e vjetër sovjetike

Markat e makinave të njohura botërore, kanë njoftuar largimin nga tregu rus, si masë “ndëshkuese” për luftën që ajo po shkakton në Ukrainë. Mirëpo, duket se rusët kanë gjetur zgjidhjen dhe do të rifusin në punë fabrikën e vjetër sovjetike Moskvich.

Pak i njohur jashtë ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tij satelitore, Moskvich u themelua rreth vitit 1930 dhe operoi deri në vitin 1991.
Ashtu si me shumë marka makinash nga vendet e bllokut komunist, Moskvich luftoi me probleme të cilësisë.

Muskovich 408 i viteve 1960, i cili kishte një motor 50 kuaj-fuqi, madje u citua nga zyrtarët sovjetikë për defekte të shumta, sipas librit “Makina për shokët” nga Leëis Siegelbaum.
Autori e përshkruan atë, thjesht, si një “makinë të tmerrshme”.

Burimi: CNN

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.