Kompanitë ruse të naftës dhe gazit të interesuara për të bërë investime në Iran

Drejtori Menaxhues i Kompanisë Kombëtare të Gazit Iranian (NIGC) Majid Chegini, në takimin me delegacionin rus njoftoi gatishmërinë e Iranit për zgjerimin e bashkëpunimit me Rusinë në pjesë të ndryshme të industrive iraniane të gazit.

Pala ruse që pranoi propozimin, shprehu entuziazëm në investimet në industritë e gazit iranian, si dhe shkëmbimin e gazit natyror të Iranit në vende të tjera, duke njoftuar se ato aktivitete janë ndër përparësitë kryesore të kompanive ruse të naftës dhe gazit.

Detajet e fushave të propozuara për bashkëpunim dypalësh në fushën e gazit do të hulumtohen nga zyrtarët iranianë të gazit dhe negociatat e mëtejshme për zbatimin e marrëveshjeve përfundimtare.

Ministri iranian i naftës Javad Owji kishte njoftuar më herët se një diplomaci e fortë energjetike është në axhendën e tij, duke shtuar, “Ne do të negociojmë me klientë të ndryshëm për rritjen e eksporteve të gazit në vend.”

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *