“Kompleksi Partizani”/ “Dosja me akuzat ndaj meje, e montuar”, Berisha nxjerr raportin: Rama fshehu qindra dokumente. Prokurorët politikë…

kompleksi partizani dosja me akuzat ndaj meje e montuar berisha nxjerr raportin rama fshehu qindra dokumente prokuroret politike
kompleksi partizani dosja me akuzat ndaj meje e montuar berisha nxjerr raportin rama fshehu qindra dokumente prokuroret politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një raport të zgjeruar në lidhje me dokumentet dhe detaje mbi çështjen e Kompleksit Partizani.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se në raport përfshihen dokumente zyrtare të fshehura nga prokurorët politik dhe se dosja Partizani është piramidë mashtrimi.

Ai ka shtuar se dosja është e montuar nga kryeministri Edi Rama duke fshehur, injoruar qindra dokumente zyrtare që faktojnë se nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Postimi i plotë:

Me lutjen time te shperndani sa me shume kete link.

Të dashur miq, cilido që është i intersuar për të vërtetën e arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, mund të lexojë në këtë raport (gjeni link në fund) të vërtetën me dokumenta zyrtare të fshehura nga prokurorët politik, merecenarë se dosja Partizani është Piramid mashtrimi e bazuar në kallzimin e rremë të Taulant Ballës me datë 01/12/2020. Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të sigurimit të shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumenta zyrtare që faktojnë se nga alfa tek omega në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësoj Sali Berishën dhe Prof. Jamarbër Malltezi. Sikundër nga dhjetra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentat e kësaj dosje nuk janë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar strikt ligjin. Në të gjithë procesin e njohjes, kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm dhe privatizimit të objekteve të ndertura mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka patur presion prej tij
Në këtë proces shteti nuk ka pësuar asnjë dëm qindra pronarë të ligjshëm ndër të cilët edhe Prof. Malltezi kanë marrë pronën e tyre të konfiskuar 60 vite më parë nga diktatura koministe. Nga vitet 2006 në vitet 2012 në sajë të reformave të qeverisë rreth 510 mijë pronarë të ligjshëm morën me kthim ose kompensim 1.577.400.000 m2, Malltezi njëri prej tyre ka marrë 410 m2 tokë të trashëguar nga familja e tij.
Masat e sigurisë arresti në shtëpi dhe heqja e të drejtës së komunikimit të liderit të opozitës Sali Berisha si person në hetim i papyetur asnjëherë rendit Shqiperinë me Rusinë e Putinit, Ugandën e Musevinit, Iranin e Ajetullahve dhe Myonarin e juntës ushtarake.
Me këto masa Edi Rama dëshmon se është bir i denjë i babait të tij Kristaq Rama, i cili si zëvendës i Ramiz Alisë dhe Zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, bashkëshortes së diktatorit Hoxha, firmosi varjen publike me 10 gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela për vargjet e tij për fjalën e lirë dhe të drejtat e njeriut.sb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts