“Komplot për puç”, ish-shefi i Gjykatës mbretërore dhe kushëriri i mbretit Abdullah shpallen fajtorë

Një gjykatë në Jordani shpalli një ish-shef të gjykatës mbretërore dhe një të afërm të mbretit Abdullah fajtorë për kryengritje dhe rebelim kundër monarkisë. Bassem Aëadallah dhe Sharif Hassan bin Zaid, të cilët i mohuan akuzat, u dënuan me nga 15 vjet burgim.

Ata u arrestuan në prill, kur ish-princi i kurorës i Jordanisë, Hamzah, u vendos në arrest shtëpiak, nën dyshimet se ka bërë komplot për të destabilizuar vendin. Princi Hamzah, i cili është gjysmëvëllai i mbretit Abdullah, nuk u përball me ndonjë akuzë. Mbreti tha se ka vendosur të merret me çështjen e tij “brenda kornizës familjare”, pasi princi premtoi publikisht besnikërinë ndaj tij.

Princi Hamzah, 41 vjeç, është djali i madh i mbretit të ndjerë, Hussein, dhe gruas së tij, mbretëreshës Noor. Ai u emërua princ i kurorës në vitin 1999, kur babai i tij vdiq dhe Abdullah u bë mbret. Abdullah e hoqi princin Hamzah nga posti në vitin 2004.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *