Komplot për të rrëmbyer gazetaren kritike të Iranit

21:40 14/07/2021

Departamenti i drejtësisë ka akuzuar katër iranianë se donin të merrnin me force 44-vjeçaren

Katër zyrtarë të inteligjencës iraniane janë akuzuar për komplot për të rrëmbyer një gazetare me bazë në Nju Jork kritike ndaj Iranit.

Të dyshuarit përfshijnë një zyrtar të inteligjencës iraniane dhe tre pjesëtarë të një rrjeti tjetër të inteligjencës në Iran. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, ata kanë bërë komplot për të rrëmbyer gazetaren, duke pasur mbështetjen e Qeverisë iraniane.

Departamenti e identifikoi gazetaren vetëm si shtetase amerikane, me qendër Brooklyn. Masih Alinejad, gazetare dhe aktiviste me prejardhje nga Irani, që jeton në këtë lagje, konfirmoi se autoritetet amerikane i kanë thënë asaj se ajo është në mesin e personave të shënjestruar.

Sipas aktakuzës, të katër iranianët punësuan hetues privatë nën pretekste të rreme për të vëzhguar gazetaren në Brooklyn, duke regjistruar në video familjen dhe shtëpinë si pjesë e një komploti për ta marrë gazetaren jashtë vendit.

Të katër të pandehurit planifikonin të merrnin me forcë Masih Alinejad në Iran. “I jam mirënjohëse FBI-së për zbulimin e komplotit të Ministrisë së Inteligjencës në Republikën Islamike të Iranit, për të më rrëmbyer. Ky komplot u orkestrua nën presidentin iranian, Hassan Rohani”, shkruajti Alinejad në Tëitter.

44 vjeçarja është një figurë e shquar në mediat sociale dhe drejton një program e gjuhen perse në kanalin televiziv Zëri i Amerikës. Ajo drejton gjithashtu fushatat e “Liria e Vjedhur” dhe “Të Mërkurat e Bardha” kundër mbajtjes së detyrueshme të shamive për gratë iraniane.

Klan News








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *