“Komuna e Parisit pa ujë”/ Denoncimi i Gert Bogdani: Është turp të diskutohet, e papranueshme që nuk garantohet furnizimi





Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Deputeti i PD-se, Gerti Bogdani
Deputeti i PD-se, Gerti Bogdani

Me anë të një postimi në Facebook, Bogdani shkruan se është e papranueshme që një lagje e Tiranës të mos furnizohet me ujë.

Ai bën fajtore bashkinë e Tiranës, që sipas tij nuk merr asnjë masë për rritjen e cilësisë së ujit.

“Me lajmerojne banoret se Komuna e Parisit ka disa dite pa uje! Eshte e papranueshme qe nje lagje e tere e Tiranes te mos furnizohet me uje!  Nderkohe qe ujesjellesi i Bashkise se Tiranes paguan miliona leke per PR, jo vetem qe nuk merr asnje mase per rritjen e cilesise se ujit, qe vazhdon te jete i papijshem, por per me teper nuk garanton as furnizimin minimal te lagjeve te kryeqytetit!”, shkruan Bogdani.

Reagimi i Bogdanit

Me lajmerojne banoret se Komuna e Parisit ka disa dite pa uje! Eshte e papranueshme qe nje lagje e tere e Tiranes te mos furnizohet me uje!

Nderkohe qe ujesjellesi i Bashkise se Tiranes paguan miliona leke per PR, jo vetem qe nuk merr asnje mase per rritjen e cilesise se ujit, qe vazhdon te jete i papijshem, por per me teper nuk garanton as furnizimin minimal te lagjeve te kryeqytetit!

Keto vite çmimi i ujit eshte rritur dhe ndonese qytetaret paguajne me shume, as cilesia dhe as furnizimi nuk jane rritur! Depozitat e ujit dhe pompat vazhdojne te jene pjese e panorames se qytetit dhe perditshmerise se banoreve! Nderkohe edhe pagesat shtese per ta blere ujin e pijshem, rendojne ne xhepat e familjeve te Tiranes.

Çdo fushate elektorale #Veliaj ka premtuar 24 ore uje, nderkohe vazhdon te deshtoje ne kete drejtim! Furnizimi me uje te pijshem eshte jo thjeshte zgjidhja e nje domosdoshmerie, por garantimi i nje minimumi jetik e bazik.

Eshte turp qe ne vitin 2021 te diskutohet ende furnizimi me uje te pijshem, sidomos ne nje vend e qytet qe resurset ujore natyrore i ka me bollek!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *