Komunikuan me përfaqësuesit e ISIS, shpërbëhet grupi që planifikonte të kryente akte terroriste në Kosovë

Autoritetet kosovare kanë arrestuar së fundmi shtetasit me iniciale, A.Gj., E.S., N.S., M.B pasi këta shtetas dyshohet se kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS.

Me këto veprime të pandehurit akuzohen për veprat penale ‘’përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, lidhur me veprën penale ‘’kryerja e veprës terroriste’’.

Sakaq, të pandehurit E.S dhe A.Gj., pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme.

Shtetasi A.Gj., akuzohet për veprën penale ‘’Mos lajmërim i përgatitjes së veprave penale’’, për shkak se nga muaji tetor 2020 e deri më nëntor ka qenë në dijeni se një tjetër i pandehur ishte duke përgatitur akte terroriste në Vjenë të Austrisë.

Nga ana tjetër shteatsi N.S., akuzohet për veprën penale ‘’Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit’’, për shkak se janë kapur duke dorëzuar shumën prej 2000 eurosh një tjetër shtetasi me iniciale Sh. K. me qëllim blerjen e disa armëve zjarri që dyshohet se do të përdoreshin në një akt terrorist.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts