Komunistët ‘braktisin’ Partinë Socialiste para zgjedhjeve, Fronti i Majtë i Marko Dajtit: Do jemi në koalicionin e kryesuar nga LSI

“Fronti i Majtë” i kryesuar nga Majko Dajti ka dalë nga koalicioni me Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e 25 prillit do të jenë pjesë e koalicionit të kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kreu i Frontit te Majte, Marko Dajti
Kreu i Frontit te Majte, Marko Dajti

Në një deklaratë për mediat, “Fronti i Majtë” thekson se ky vendim erdhi pasi panë se me gjithë kontributin që dhanë që nga zgjedhjet e vitit 2013, kryeministri Rama jo vetëm që nuk e vlerësoi  bashkëpunim dhe nuk realizoi premtimet për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, por sipas devijuan gjithnjë e më djathtas me programin e shitjes së pasurisë kombëtare në disa duar oligarkësh e mafiozësh.

Po ashtu më tej theksohet se “Partia Socialiste nuk është më parti e majtë, pasi i ka tradhëtuar me kohë këto ideale, duke u vënë në shërbim të një grushti njerëzish, shqiptarë e të huaj, që zhvasin përditë popullin.”

Deklarata e plotë:

Fronti i Majtë i bën të ditur gjithë anëtarëve të kësaj force politike, mbështetësve, simpatizantëve dhe mbarë opinionit publik se në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti do të jetë pjesë e koalicionit të kryesuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke e ndërprerë bashkëpunimin me Partinë Socialiste.

Në analizën që i parapriu këtij vendimi të rëndësishëm, u mor në konsideratë fakti se, me gjithë kontributin që Fronti i Majtë dha që nga zgjedhjet e vitit 2013 si pjesë e koalicionit të mazhorancës së majtë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk e vlerësuan këtë bashkëpunim, jo vetëm që nuk realizuan premtimet për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, por devijuan gjithnjë e më djathtas me programin e shitjes së pasurisë kombëtare në disa duar oligarkësh e mafiozësh.

Ne konstatojmë se Kryeministri Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me premtimin për të anuluar koncensionet e paraardhësvë të tij, jo vetëm nuk e mbajti këtë premtim, por lëshoi edhe më shumë sektorë të ekonomisë në duart e një grushti koncesionarësh, aq sa do t’ja kishte zili edhe ish-mbreti Ahmet Zog, që konsiderohet si simboli i turpshëm i shitjes së vendit tek të huajt.

Partia Socialiste nuk është më parti e majtë, pasi i ka tradhëtuar me kohë këto ideale, duke u vënë në shërbim të një grushti njerëzish, shqiptarë e të huaj, që zhvasin përditë popullin. Në këtë sistem ku njerëzit e thjeshtë varfërohen përditë e më shumë, edhe socialistët e ndershëm janë larguar apo janë përzënë nga partia-bandë e Edi Ramës.

Në analizën e vet, Fronti i Majtë konstatoi se Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet një forcë politike që realisht përfaqëson interesat e së majtës, që është angazhuar seriozisht për çmontimin e politikës së koncensioneve dhe rikthimin e pasurisë kombëtare në duart e popullit, për mbrojtjen e Kushtetutës dhe rendit demokratik, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë shqiptarëve, për ndërprerjen e hemoragjisë që po e shndërron Shqipërinë në një tokë të zbrazur.

Fronti i Majtë shpreh bindjen se ndryshimi i qeverisjes pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, shoqërore, morale e politike, në të cilën e zhyti banda që sot ka hedhur rrënjë në zyrat e Kryeministrisë.

I bëjmë thirrje gjithë elektoratit që i ka dhënë besimin në vite Frontit të Majtë, por edhe të gjithë atyre që kanë bindje të majta, që të bashkohen me ne nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi vota për LSI-në është jo vetëm votë për të majtën, por edhe votë për një ndryshim të madh në jetën e të gjithëve.

Të gjithë bashkë me besim në fitore!

Për Frontin e Majtë

KRYETARI                                                                                      NENKRYETAR 

MARKO DAJTI                                                                               NESTI  DEÇKA

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *