“Komuniteti ndërkombëtar të bëjë pjesën e tij”, Serbia: Po shkelen marrëveshjet! Prishtina po bën gjithçka që të përshkallëzojë situatën

komuniteti nderkombetar te beje pjesen e tij serbia po shkelen marreveshjet prishtina po ben gjithcka qe te pershkallezoje situaten
komuniteti nderkombetar te beje pjesen e tij serbia po shkelen marreveshjet prishtina po ben gjithcka qe te pershkallezoje situaten

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Beogradi nuk dëshiron dhe nuk ndërmerr hapa që mund të çojnë në tensionimin e situatës dhe shtimin e mundësive për krijimin e një krize të re në rajon.

Petkoviç ka theksuar se Prishtina po bën gjithçka që me veprimet e saj të paarsyeshme dhe të njëanshme të përshkallëzojë situatën, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, thuhet në deklaratën e Zyrës.

“Beogradi do të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin si vlerat më të larta, dhe përgjegjësia e vetme për shkaktimin e krizave është e Prishtinës”, paralajmëroi Petkoviç.

Ai shtoi se Beogradi pret që komuniteti ndërkombëtar të bëjë pjesën e tij dhe të bindë Prishtinën për kompromis dhe dialog konstruktiv.

Petkoviç theksoi se Prishtina në vend të respektimit të marrëveshjes dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vazhdon të shkelë rëndë marrëveshjet, ndër të cilat atë për lirinë e lëvizjes dhe vizitat zyrtare.

Petkoviç, në bisedën me Lajçak, ka pretenduar se Prishtina pengon furnizimin me barna për komunitetet serbe, në kundërshtim me praktikën dhe marrëveshjen e vendosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts