Koncerti i parë në piano pas pandemisë

19:46 20/05/2021

Pianisti francez performon  në gjenevë, shprehet se është kthyer në jetë

Nën dritën e mijëra qirinjve në skenë, pianisti francez Eric Artz mbajti koncertin e tij të parë në Piano në Gjenevë pas shumë muajsh pandemi. Zvicra lehtësoi kufizimet e saj COVID-19 në Prill, duke lejuar sallat e koncerteve  të ripranonin një numër të kufizuar të spektatorëve.

“Ndjej shumë emocione pas këtij koncerti të parë”, tha për Reuters, Artz pas shfaqjes së tij në teatrin “Les Salons” të shekullit të 19-të. “Tani po kthehem në jetë”, u shpreh Artisti. Pianisti vendosi të ndërrojë Shopen dhe Beethoven duke luajtur në piano muzikën klasike të filmave të animuar  si “Dragon Ball ” dhe Pokemon.

Një maksimum prej 50 personash  u lejuan të shikonin shfaqjen live nën rregulla të rrepta sigurie si vendosja e maskës dhe distancimi nga njëri-tjetri.

Zvicra po përgatitet të lehtësojë më tej kufizimet  për mbledhjet në  publik. Kryeqyteti Zvicrës Bërn  përgatitet për rihapjen e restoranteve në ambiente të mbyllura duke filluar nga 31 Maj, pasi shifrat e COVID-19 kanë rënë. Nëse pandemia vijon me këto ritme, deri në 100 persona do të jenë gjithashtu në gjendje të marrin pjesë në ngjarje publike të mbyllura.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *