Koncesioni i Butrintit/ Arekologu Apollon Baçe: I shtohet PPP-ve dhe skandaleve të tjera, është për të vënë kujën









Arekologu Apollon Baçe ka komentuar koncesionin prej 5 mld dollarësh për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Qeveria ka vendosur që ta japë Butrintin për menaxhim tek një fondacion i huaj, i cili do ta mbajë për një periudhë 10-vjeçare.

auto_apollon-bace1651087167

Kështu, fondacioni ka të drejtën për menaxhimin e Butrintit, për të përcaktuar çmimin e biletave dhe dhënien në përdorim të të gjitha formave të trashëgimisë dhe pasurisë kulturore.

Ndërkohë arkeologu Apollon Baçe, është shprehur se ky veprim është një shkelje e rëndë, ndërsa shtoi se ka pasur plan për menaxhimin e Butrintit, dhe nuk ishte e nevojshme futja e një kompanie të huaja.

Teksa e ka konsideruar skandal, ai tha se kjo do u shtohet PPP-ve të tjera.

“Këtu kemi të bëjmë me një shkelje totale dhe një shkelje me paramendim.  Të thuash se Butrinti do të trajtohet si OJQ është të vësh kujën. Kjo është një gjë shumë e shëmtuar. Kjo ka filluar me kohë. Ka qenë një plan i menaxhimit të Butrintit.

Në vitin 2018 u bë rregullimi i ligjit, por nuk ka ato gjërat që janë kryesore. Në asnjë ligj të botës nuk mundet që një kompani jopublike të prek një trashëgimi kulturore. Këtu bëhet një bord që ka dy persona nga Ministria e Arsimit, dy nga Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe Richard Hodges që për mua është një person negativ.

Ne kemi arkeolog shumë të mirë. Për menaxhimin e Butrinit duhet një arkitekt, arkeolog se sa thjesht një arkeolog që gërmon në një kishë ose bazilikë.

Butrinti jep 1,3 milionë ose 1,5 milionë të ardhura. Nuk ka nevojë të vijë askush. Pse duhet të futen autobuza dhe pse duhet të krijohet një qendër. Kjo i shtohet PPP dhe skandaleve të tjera tona.”-tha Baçe./Syri Tv

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *