Konferenca e Rejës me “kasetë”, kur FSHF shmang gazetarët dhe kopjon… politikën










Edi Reja në prag të 3 ndeshjeve të rëndësishme të kombëtares, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit, ka bërë një deklaratë për mediat, nëpërmjet faqes zyrtare të FSHF-së. Deri këtu duket sikur gjithçka është në rregull, por ka një problem, sepse janë shmangur gazetarët.


Pavarësisht pyetjeve serioze të bëra nga zyra për shtyp, sepse për hir të së vërtetës Reja është përgjigjur për pjesën dërmuese të temave të rëndësishme, kjo nuk është e mjaftueshme për të anashkaluar plotësisht gazetarët dhe mediat.

Është e kuptueshme problematika e pandemisë, apo fakti që ata do të grumbullohen jashtë Shqipërisë, por teknologjia e avancuar, i mundëson sot FSHF-së dhe kujtdo institucioni tjetër të rëndësishëm, që të mund të zhvillojnë konferenca online.

Të mos shmangen gazetarët dhe pyetjet që kanë të bëjnë me interesin e opinionin publik dhe të mos bëhet e modës sjellja e partive politike edhe në zyrtaret e FSHF-së.

reja

Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit që përpara aktiviteteve kaq të rëndësishme të ekipi kombëtar, natyrisht duke respektuar edhe axhendën e FSHF-së dhe të stafit, mos sjellin kaseta të gatshme me trajnerin e ekipit kombëtar, apo me personazhe të tjerë të rëndësishëm, të futbollit shqiptar që sot kryejnë detyra me ekipet kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *