Konferenca e Sigurisë në Mynih, Johnson: Ka ende një shans për të shmangur gjakderdhjen në Ukrainë, perëndimi të tregojë unitet më të fortë

“Perëndimit do t’i duhet të tregojë unitet për të bindur presidentin rus Vladimir Putin të shmangë një pushtim ‘katastrofik’ të Ukrainës”, kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson.

Komentet e Johnson vijnë pas konfliktit të zhvilluar në Ukrainë, ndërsa në Mynih është zhvilluar konferenca e Sigurisë. Rritja e tensioneve dhe shqetësimet e perëndimit se Rusia do të pushtojë fqinjin e saj janë tema kryesore e konferencës së Sigurisë.

“Ka ende një shans për të shmangur gjakderdhje të panevojshme, por do të duhet një unitet i fortë dhe një solidaritet më i lartë nga Perëndimi , ndryshe nga ajo çfarë kemi parë deri më tani”, ka thënë kryeministri britanik në një deklaratë për mediat, pak para nisjes së konferencës së Sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.