Konferenca në Uashington DC, politikanë amerikanë solidaritet me kryengritjen në Iran. Pompeo: Dhuratë për Lindjen e Mesme, për botën dhe paqen

konferenca ne uashington dc politikane amerikane solidaritet me kryengritjen ne iran pompeo dhurate per lindjen e mesme per boten dhe paqen

Politikanë të njohur amerikanë kanë marrë pjesë në një konferencë në Uashington DC, në solidaritet me kryengritjen mbarëkombëtare të Iranit ku dhanë rekomandime politike në lidhje me revolucionin në zhvillim e sipër në Iran dhe përgjegjësinë e komunitetit botëror për mbështetjen e kërkesës legjitime të popullit iranian për ndryshim regjimi. Ata nënvizuan edhe rolin e Rezistencës së organizuar në kryengritjen aktuale.

Në eventin e organizuar nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC), mori pjesë nga Parisi edhe Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e cila theksoi se populli i Iranit është ngritur për të mposhtur përbindëshin e represionit dhe terrorizmit.

“Sot, bota po vuan nga terrorizmi, lufta dhe pasiguria për shkak të tiranisë fetare në Iran, por mesazhi ynë sot është se kryengritja e Iranit sjell një dhuratë për Lindjen e Mesme dhe për botën: paqen, miqësinë dhe bashkëjetesën paqësore. Populli i Iranit është ngritur për të mposhtur përbindëshin e represionit dhe terrorizmit. Ata kanë zgjedhur ta paguajnë çmimin e lirisë me gjakun e tyre. Le të ngrihet bota në solidaritet”, tha Rajavi.

Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo theksoi se bota më në fund po ndërgjegjësohet për faktin se regjimi nuk e përfaqëson popullin e Iranit.

Whatsapp Image 2022 12 19 At 22.03.55
Whatsapp Image 2022 12 19 At 22.03.55

“Liria pa dyshim po ecën përpara dhe të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë dhe të flasim me një zë të vetëm se populli iranian i meriton liritë themelore – pikërisht këtë po kërkon. E ardhmja e Iranit nuk qëndron tek regjimi teokratik radikal që mori pushtetin atje në vitin 1979. Ajo qëndron tek protestuesit trima që për muaj të tërë kanë kërkuar liritë themelore dhe kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund këtij regjimi. Megjithatë, në këtë moment, themelimi kundërrevolucionar i regjimit teokratik qëndron në qendër të konflikteve të shumta të Iranit”, deklaroi Pompeo.

Ndërsa ish-Sekretari Amerikan i Tregtisë, Gary Locke tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë në solidaritet të plotë me popullin e Iranit dhe të mbështesin plotësisht dëshirën e tij për të qenë një popull i lirë. Më pas fjalën e mori edhe ish-Zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Jack Keane i cili theksoi se populli dëshiron demokracinë, jo teokracinë brutale të mullahëve dhe as sundimin autoritar të Shahut. “Populli, i udhëhequr nga Mariam Rajavi me demokraci të vërtetë. Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë për katër dekada”-përfundoi Jack Keane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts