Konferenca Rajonale “Balkanomics” në Tiranë. Enio Jaço: Një shtet i fortë ligjor duhet të bashkëjetojë me konkurrencën dhe rritjen ekonomike

konferenca rajonale balkanomics ne tirane enio jaco nje shtet i forte ligjor duhet te bashkejetoje me konkurrencen dhe rritjen ekonomike
konferenca rajonale balkanomics ne tirane enio jaco nje shtet i forte ligjor duhet te bashkejetoje me konkurrencen dhe rritjen ekonomike

Në një kohë kur ndryshimet dhe sfidat gjeopolitike janë bërë të mprehta dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë Shqipërinë, në Tiranë rreth 28 liderë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA, BE dhe vende të rajonit do të mblidhen për të diskutuar mbi zgjidhjet që çlirojnë rritjen ekonomike dhe afrojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço aktualisht Drejtori Ekzekutiv i CBS Creative Business Solutions, organizatës së konsulencës për rritjen e bizneseve si një nga organizatorët e kësaj konference tregon për punimet dy ditore dhe asaj që pritet të ndodhë në Tiranë në datat 24-25 qershor.

“Pas 3 muajsh pune intensive po sjellim në Tiranë, konferencën dy ditore organizuar në partneritet strategjik mes CBS dhe USAID-in. Balkanomics është një mundësi unike për të ndihmuar rajonin, të eci përpara përmes ritjes ekonomike dhe zhvillimit rajonal drejt pranimit në BE.

Do moderojmë diskutime me mbi 28 drejtues ndërkombëtarë, sipërmarrës, profesionistë, eskpertë financash dhe politikëbërës nga USAID, Bashkimi Europian por edhe vende të rajonit, për aspektin gjeopolitik dhe gjeo-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Pse ka rëndësi?

Së pari, Balkanomics vendos në vëmendje dy nga shtyllat kryesore: Konkurrenca e fortë dhe Rritja Ekonomike.

Pavarësisht përpjekjeve reformuese për sundimin e ligjit, një shtet i fortë ligjor duhet të bashkëjetojë me konkurrencen dhe rritjen ekonomike. Balkanomics do të ndihmojë të kuptojmë më mirë sfidat dhe mundësitë për t’i kapërcyer ato.

Së dyti, trajton zgjidhje se si konkurrenca dhe rritja ekonomike mund të arrihet përmes financimit, investimeve, teknologji moderne, qeverisjes sociale dhe mjedisore (ESG) dhe inteligjencës artificiale – i mbështetur nga bashkëpunimi i sektorit publik dhe privat nga njëra anë dhe bashkëpunimi rajonal nga ana tjetër.

Për vendet e rajonit Balkanomics është një mundësi ë për të eksploruar mundësi reale zhvillimi por edhe më shumë për Tiranën, e cila është vendi mikpritës ku oportunitetet do të shpalosen”, shprehet Jaço në reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts