Konfirmohen 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, transmeton Telegrafi.

Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 14 pacientë u shëruan.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 106.

Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,879 raste me coronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,509 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *