Konfirmohet gjithçka, ylli i Italisë humb Europianin me kombëtaren: Jam i zhgënjyer



Ylli i Romës, Nikolo Zaniolo ka konfirmuar se do të mungojë në Europianin e kësaj verë, teksa shprehet se tashmë dëshiron të jetë gati për Botërorin një vit më vonë me Italinë.

nicolo-zaniolo-italy_192qivaen19r21snlf7b50jol2 (1)

Zaniolo ka udhëtuar drejt Austrisë ku është konsultuar me doktorin e tij, Kristian Fink, i cili e ka këshilluar të mos rikthehet deri në maj në fushën e lojës, pasi gjuri i tij i dëmtuar nuk ka shkuar në nivelin 100% sa gjuri tjetër.

Procesi i shërimit të mesfushorit italian, u pengua dhe nga infektimi me Covid-19 e cila nuk e la 22 vjeçarin të rikuperohej plotësisht.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, Zaniolo u shpreh: “Jam shumë i zhgënjyer për këtë që ka ndodhur, por synimi im tashmë është që të jem gatoi për vitin tjetër në Botëror.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *