Konfirmohet vdekja e blogeres 22-vjeçare

10:35 22/09/2021

Një mjek ligjor ka konfirmuar se trupi i gjetur në veri të Wyoming, përgjatë kufirit të parkut kombëtar “Grand Teton” i përket 22-vjeçares, Gabby Petito, e cila u zhduk ndërsa ishte duke zhvilluar një udhëtim me të fejuarin e saj.

Mjeku ka deklaruar se blogerja është vrarë, por për të kuptuar më shumë se çfarë ka ndodhur do të pritet për rezultatet përfundimtare të autopsisë.

Trupi i Petito u gjet të dielën pranë një zone të pazhvilluar që është e rrethuar nga pyje. Deri tani i dyshuari kryesor për vrasjen e saj mbetet i fejuari i saj, Brian Laundrie.

I fejuari i 22-vjeçares është parë për herë të fundit rreth një javë më parë. Për gjetjen e tij FBI ka nisur kërkimet, pasi mendohet që është në një shkretëtirë në “Carlton Reserve”.

Blogerja Gabby Petito është zhdukur që në datën 24 Gusht, pasi këtë ditë është parë për herë të fundit teksa po dilte nga një hotel.

Një ditë më vonë ajo postoi disa foto në mediat sociale dhe prej kësaj ditë nuk ka pasur kontakt me askënd./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *