Konfirmohet virusi i poliomielitit në Londër, autoritetet shëndetësore britanike në alarm, më të rrezikuar janë…

Një tjetër shqetësim është ngritur nga institucionet në Britani. Mediat e huaja shkruajnë se shkencëtarët kanë zbuluar virusin e poliomielitit në ujërat e zeza të kryeqytetit britanik.

Shërbimi i Shëndetit Publik në Britani ka ngritur menjëherë alarmin kombëtar. Gjithashtu ekspertët vlerësojnë se ka një përhapje në veri-lindje të Londrës , kryesisht tek njerëzit anëtarë të një familjeje.

Poliomieliti është një sëmundje virale e trurit dhe palcës kurrizore që mund të çojë në një paralizë të pakthyeshme dhe kryesisht prek fëmijët…

Polio është një sëmundje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga një virus shumë ngjitës që prek vetëm njerëzit.

Nuk ka shërim për poliomielitin, por vaksina mund t’i mbrojë njerëzit duke luftuar virusin. Vaksinimi pediatrik ndaj poliomielitit filloi në vitet 1950 dhe ishte mjeti më efektiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.