Konfiskimi i pasurive nga SHBA/ Kush janë politikanët që detyruan Biden-in të marrë vendim? Ja si përgjigjet presidenti Meta






Presidenti Ilir Meta komentoi vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për konfiskim të pasurive të politikanëve të korruptuar dhe që nxisin destablitet në Ballkan.

Meta u shpreh se nuk ka emra, por tha se mbështet çdo iniciativë në këtë drejtim.

Nuk kam asnjë emër, vetëm mund t’ju them që kemi firmosur marrëveshjen e ekstradimit dhe mbështesim çdo iniciativë në këtë drejtim kaq pozitiv. Lufta kundër korrupsionit tani duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, tha kreu i shtetit.

I pyetur mbi dekretimin e qeverisë së re pas shkarkimit të tij në Parlament, presidenti deklaroi: “Nuk mund të marrë seriozisht një akt të tillë dëshpërues të një Kuvendi të shkarkuar prej kohës, që ua kam thënë edhe ndërkombëtarëve që ka zero opozitë dhe përfaqëson zero opozitë”.

Ndërsa pyetjes nëse do të rikthehet sërish në LSI, Meta tha: “Unë të ftoj të kthehemi në majë të Jezercës dhe në majë të Korabit”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *