Konflikt në BE për shpërndarjen e vaksinës

08:52 17/03/2021

Austria thirrje Komisionit të rishikojë skemën e shpërndarjes

Austria i’u bashkua disa vendeve të Europës Lindor dhe po i bën presion Bashkimit Evropian që të rregullojë mënyrën se si i shpërndan vaksinat kundër COVID-19. Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se skema e tanishme është e pabarabartë

Ai dhe udhëheqësit e Bullgarisë, Republikës Çeke, Sllovenisë, Letonisë dhe Kroacisë u shkruan krerëve të Komisionit Evropian dhe Këshillit javën e kaluar, duke thënë se shpërndarja nuk po ndodhte në përputhje me popullatën, siç ishte rënë dakord.

Opozita ndërkohë e akuzoi kancelarin se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për ritmin relativisht të ngadaltë të vaksinimeve.

BE po zbaton një mekanizëm për rishpërndarjen e dozave të mbetura dhe Komisioni ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin nëse duan t’i kthehen skemës së bazuar rreptësishtë në numrin e popullsisë.

“Duhet të mundësohet zhvillimi i një mekanizmi për të korrigjuar skemën e tanishme,” tha Kurz në një konferencë shtypi me homologët e tij Bullgarë, Çekë dhe Sllovenë dhe videokonferencës me udhëheqësit e Kroacisë dhe Letonisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursulavon der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel po punojnë “për të gjetur një zgjidhje”, shtoi Kurz.

Bullgaria dhe Letonia kanë administruar dozën e parë të vaksinës vetëm në 4.1% të popullsisë së tyre të rritur, sipas raportit të fundit javor nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Në Maltë kjo shifër është 14.9%, ndërsa në Austri është me 7.8%. Vetë Austria është në bisedime direkte me Rusinë dhe Kinën për të siguruar të tjera vaksina, veç atyre që vijnë nga BE.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *