Konflikti i ndezur Rusi-Ukrainë/ Putin paralajmëron për përkeqësim të situatës, thirrje qeverisë ukrainase: Filloni negociatat për…

Putin ka paralajmëruar se situata në Ukrainën lindore po “përkeqësohet” dhe i bëri thirrje qeverisë së Ukrainës që të zhvillojë negociata me separatistët e mbështetur nga Moska për kontrollin e pjesëve të territorit në rajon.

Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë së bashku me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, Putin tha gjithashtu se Rusia ishte e gatshme të ndiqte rrugën e negociatave me NATO-n për kërkesat e saj të sigurisë.

Por ai pohoi se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja dhe Uashingtoni nuk ishin ende në gjendje të angazhoheshin në shqetësimet kryesore të Moskës – domethënë që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej me NATO-n dhe se aleanca të ndalonte të gjitha aktivitetet ushtarake në Evropën Lindore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.