Konflikti i përgjakshëm me mijëra viktima në Izrael-Hamas, Blinken telefonon homologun kinez: Duhet të ndalim urgjent…!

konflikti i pergjakshem me mijera viktima ne izrael hamas blinken telefonon homologun kinez duhet te ndalim urgjent

Në kulmin e tensionit me mijëra të vrarë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Wang Yi. Blinken ka kërkuar ndihmën e Pekinit që konflikti Izrael-Hamas të mos shtrihet në vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Nga ana tjetër, Wang tha se Uashingtoni duhet “të luajë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm”.

“Kur merren me çështje të nxehta ndërkombëtare, vendet kryesore duhet t’i përmbahen objektivitetit dhe drejtësisë, të ruajnë qetësinë dhe përmbajtjen dhe të marrin vendime në respektim të e ligjit ndërkombëtar,” tha Wang.

Ministri i Jashtëm kinez shtoi gjithashtu se Pekini ka bërë thirrje për një “takim ndërkombëtar të paqes” sa më shpejt të jetë e mundur.

Në deklaratat e saj Kina ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, por në asnjë moment nuk ka dënuar dhunën e militantëve të Hamasit.

Në vend të kësaj kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm, duke dënuar “përdorimin pa dallim të forcës” dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “dënimit kolektiv të njerëzve në Gaza”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts