Konflikti me 4 të vrarë në Velipojë/ Reagon Basha: Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit! Peshku qelbet nga koka!






Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me situatën e rendit në vend pas konfliktit me katër të vrarë që ndodhi gjatë mesnatës në Velipojë. 

lb

Kreu i selisë blu deklaron se ngjarja vjen si pasojë e modelit që sundon vendin, duke theksuar se “peshku qelbet nga koka!”.

Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në “Twitter”.

Basha 1

Deklarata e kryedemokratit vjen pas asaj të kryeministrit Rama, i cili nga Vlora foli për një ristrukturim në Policinë e Shtetit. Më herët nga Vlora, Rama shmangu komentet për vrasjen e katërfshtë, por theksoi se do lançohet një fazë e re ristrukturimi e Policisë.

Do t’ju kërkoj ndjesë për t’u larguar sepse kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa nga drejtuesit kryesor të Policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejtë një fazë të re të ristrukturimit, që është përgatitur prej kohësh, por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim më fundin e verës”, tha Rama për gazetarët.

Kryemdokrati Basha, në një reagim të mëhershëm paraditen e sotme, tha se shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin e korruptuar, ndërsa e konsideroi cinik reagimin e Edi Ramës. Kryedemokrati iu referuar një postimi të kryeministrit në rrjetet sociale, ku Rama shpërndau foto nga bregdeti me mbishkrimin “Mirëmëngjesi nga Velipoja e dashur”, pak orë pas ngjarjes së rëndë. Megjithatë postimi u fshi vetëm pak minuta më vonë nga faqja e kryeministrit në “Facebook”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *