Konflikti me Rrajat/ “Na bënë presion për të mos denoncuar”, pas deklaratave të dy vëllezërve Maja, reagon Policia e Shtetit: Të gjitha veprimet janë kryer konform ligjit

konflikti me rrajat na bene presion per te mos denoncuar pas deklaratave te dy vellezerve maja reagon policia e shtetit te gjitha veprimet jane kryer konform ligjit
konflikti me rrajat na bene presion per te mos denoncuar pas deklaratave te dy vellezerve maja reagon policia e shtetit te gjitha veprimet jane kryer konform ligjit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen në Borizanë. Vëllezërit, Jashar dhe Murat Maja akuzuan policinë e Krujës se u ka bërë presion që të mos reagojnë dhe protestojnë lidhur me konfliktin me fisin Rraja. Konflikt që nisi me guroren.

Në një intervistë për News24, vëllezërit theksuan se janë kërcënuar edhe nga administratori i gurorës.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për “BalkanWeb” bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës dhe Alfred Karajt, teksa ishin bërë disa denoncime në polici dhe protesta për guroren që po iu shkaktonte dëme në banesë për shkak të shpërthimeve me eksploziv.

Ndërkohë “BalkanWeb” ka siguruar dhe pamjet nga protesta e banorëve më 2 maj para komisariatit Fushë-Krujë, teksa ata thanë se ishin kërcënuar nga policia për të mos denoncuar.

[embedded content]

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, më datë 06.07.2023, ju bëjmë me dije se:

1.Policia e Krujës, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale.

2.Në vijim, si rezultat i veprimeve konkrete hetimore dhe procedurale të kryera mbi këtë kallëzim, Policia e Krujës, më datë 10.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466, materialet procedurale prej 186 faqesh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Materialet e para procedurale përfshinin referimin e veprës penale, procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalet e këqyrjes së banesave, procesverbalet e deklarimeve të personave që kanë djeni, vendimin për caktimin e ekspertit dhe për caktimin e ekspertimit teknik, si dhe procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve.

3.Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti.

Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të zbatuar ligjin me korrektësi dhe me paanshmëri, si dhe për të ndëshkuar ligjërisht, cilindo që cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts