Konflikti me Rusinë/ DW: Perëndimi flet me veten, nis Konferenca e Sigurisë në Mynih

Në Mynih fillon sot (18:02) Konferenca e Sigurisë. Për herë të parë prej dekadash Rusia nuk dërgon zyrtarisht asnjë delegacion. Perëndimi e trajton i vetëm krizën e Ukrainës.

Në sfondin e rritjes së tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë, fillon sot (18.02.) Konferenca e Sigurisë në Mynih. Fjalimet kryesore në tre ditët e ardhshme do të mbahen nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rusia përkundër nuk është e përfaqësuar me një delegacion zyrtar, që prej më shumë se 30 vjetësh.

Situata e sigurisë në Europë nuk ka qenë kurrë kaq kritike në këtë moment të takimit të ekspertëve e politikanëve më të njohur nga e gjithë bota në këtë konferencë tradicionale e mjaft të njohur në botë. Sinjalet e çtensionimit që u duk se mori me vete kancelari Olaf Scholz pas vizitës në Moskë të martën, duket se janë shuar sërish. Shqetësimi për një sulm rus është në rritje.

Bayern München PCR Teststation Sicherheitskonferenz Stacion testmi para konferencës

Blinken pritet të premten në Mynih

Rusia pohon, që po e tërheq një pjesë të trupave të saj nga kufiri ukrainas, në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëron nga një invazion rus në “ditët e ardhshme”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpjegon para Këshillit të Sigurimit se si mund të konstruktohet një pretekst për një sulm. “Mund të jetë një ngjarje e dhunshme që Rusia mund të përdorë kundër Ukrainës ose një fajësim i padëgjuar, që Rusia do të ngrejë kundër qeverisë ukrainase.”

Antony Blinken pritet të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku së bashku me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock do të diskutojë në një podium të konferencës për krizën e Ukrainës. Kurse të shtunën në Konferencën e Sigurisë priten Scholz, Zelensky dhe Kamala Harris. Përveç kësaj ministrat e Jashtëm të fuqive demokratike do të diskutojnë veprimin e mëtejshëm në lidhje me krizën akute aktuael. Gjermania ka kryesinë e grupit të G7-s, ku bëjnë pjesë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

USA Washington | Münchner Sicherheitskonferenz | Joe Biden

Lavrov qëndron në shtëpi

Perëndimi është në masë të madhe i bashkuar në lidhje me krizën e Ukrainës. Në Mynih pritet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe krerë të BE. Rusia i qëndron larg konferencës. “Na duhet të regjistrojmë me keqardhje, që konferenca në vitet e kaluar është shndërruar gjithnjë e më shumë në një forum transatlantik”, e arsyetoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Saharova refuzimin e pjesëmarrjes në konferencë. Vitet e kaluara ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka qenë një nga pjesëmarrësit më të rregullt të konferencës. Vërtet që edhe Lavrov nga ana e tij thekson përditë gatishmërinë për një bashkëpunim të ri në kontinent me SHBA, NATO dhe OSBE. Por kjo është bërë vetëm me shkrim.

Münchner Sicherheitskonferenz | Lawrow und Biden 2013Dikur kishte takime të drejtpërdrejta – Lavrov me zëvendëspresidentin e atëhershëm Joe Biden në Konferencën e Sigurisë, shkurt 2013

Rreth 30 krerë shtetesh e qeverish në Mynih

Krahas krizës së Ukrainës në Konferencën e Sigurisë do të debatohet edhe për tema të tjera. Por temat qëndrore të kohës si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, konkurrenca e sistemeve mes demokracisë dhe autokracisë do të kalojnë në plan të dytë për shkak të krizës akute të Ukrainës. Konferencën e hap të premten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Në takimin më të rëndësishëm të ekspertëve për politikën e sigurisë marrin pjesë 30 krerë shtetesh e qeverish, si edhe 80 ministra.

Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz

/DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.