
23:46 23/12/2021
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje Perëndimit që të japë garanci të menjëhershme për të zbutur tensioneve në lindje të Ukrainës.
“Jeni ju që duhet të na jepni garanci dhe t’i jepni ato menjëherë“, ishte kjo deklarata e Putin në konferencën e tij vjetore për mediat.
Ai ka kërkuar që NATO të pezullojë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore dhe të mos e pranojë Ukrainën si anëtare të saj.
Putin edhe njëherë ka kërcënuar me forcën ushtarake, por mohon se vendi i tij po planifikon që të pushtojë Ukrainën.
Nga ana tjetër zyrtarët e sigurisë të Ukrainës thonë se më shumë se 100,000 trupa të ushtrisë ruse janë dërguar pranë kufijve të saj.
NATO dhe aleatët e saj kanë kërcënuar Rusinë me sanksione dhe se do të përgjigjen ushtarakisht nëse pushton Ukrainën./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al