Konflikti në Kukës më 22 prill, vetëdorëzohen 3 personat (Detajet)

konflikti ne kukes me 22 prill vetedorezohen 3 personat detajet
konflikti ne kukes me 22 prill vetedorezohen 3 personat detajet

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më 22 prill, janë vetëdorëzuar.

“Policia e Kukësit ka vijuar veprimet procedurale dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur në rrugë, më datë 22.04.2024, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë konflikt.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë, vetëdorëzohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”’, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Policisë Kukës:

Kukës

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet procedurale dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur në rrugë, më datë 22.04.2024, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë konflikt.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë, vetëdorëzohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Pas konfliktit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast. Ndërkaq, Policia po punon për kapjen e shtetasit të fundit të kërkuar për këtë rast, Q. M., 29 vjeç.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts