
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin e SPAK, e cila lëshoi 11 urdhër-arreste. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se një prej të arrestuarve, është Bujar Gërmizi, i cili akuzohet se po planifikonte me Besmir Mustati vrasjen e dy vëllezërve që banonin në Britaninë e Madhe dhe për shkak të përplasjeve që kishin për çështje droge, i kishte vënë në shënjestër.
Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Operacioni është duke vijuar edhe në shtetin e Spanjës. Mbrëmë u arrestua Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës. Ai ka lidhje krushqie me Matën, pasi djali i tij ka partnere motrën e Matës.
Ndërkohë, ka dyshime dhe për pastrim parash. E përfshirë në këtë grip kriminal dyshohet se është oficerja e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, Jonida Babametn, ndaj të cilës është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al