“Konflikti po shkakton krizë ushqimore, energjetike dhe ekonomike”, kreu i OKB sërish thirrje: Ndaleni menjëherë luftën

konflikti po shkakton krize ushqimore energjetike dhe ekonomike kreu i okb serish thirrje ndaleni menjehere luften
konflikti po shkakton krize ushqimore energjetike dhe ekonomike kreu i okb serish thirrje ndaleni menjehere luften

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen e tij për t’i dhënë fund dhunës, ndërsa Ukraina shënoi 100 ditët e luftës së Rusisë.

“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të luftës në Ukranë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtje urgjente të civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Guterres theksoi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta ka rezultuar në shkelje të papranueshme të të drejtave të njeriut.

“Po ndez një krizë globale tredimensionale , në ushqim, energji dhe financa që po godet më së shumti njerëz, vende dhe ekonomi vulnerabël”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts