Konflikti Ukrainë-Rusi/Disa shtete u kanë bërë thirrje qytetarëve të largohen nga Ukraina

Më shumë se 10-të vende u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, mes paralajmërimeve nga fuqitë perëndimore se një pushtim nga Rusia mund të jetë i pashmangshëm. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë ndër ata që u thanë shtetasve të tyre të largoheshin.

Moska ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës, por mohon çdo qëllim për të pushtuar.

Në një telefonatë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi përsëri liderin rus Vladimir Putin për kostot e çdo pushtimi.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se paralajmërimet e pushtimit mund të ngjallnin panik, të cilin ai e quajti “miku më i mirë i armiqve tanë”.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se një pushtim mund të ndodhë në çdo kohë dhe mund të fillojë me bombardime nga ajri. Rusia i karakterizoi akuza të tilla si “spekulime provokuese”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com