Konflikti/ Vranë ish-komandantin e tyre, Hamasi lëshon dhjetëra raketa mbi Izraelin (VIDEO)

Militantët e Hamasit kanë lëshuar dhjetëra raketa në mbi Izraelin, pasi sulmet e kësaj të fundit, vranë ish-komandantë të saj e rrëzuan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza.

Përshkallëzimi i luftimeve e konfliktit, filloi të hënën, ndërsa e gjithë tabloja, të ofron pamjen e një sheshbeteje të madhe, shkruan BBC. Konflikti është vendosur edhe në rrugët e Izraelit, ku hebrenjtë dhe arabët izraelitë, po përleshen mes tyre. Sipas raportimeve, të paktën 67 njerëz në Gaza dhe 7 në Izrael kanë mbetur të vrarë.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, në një prononcim për mediat, ka thënë se do të angazhojë ushtrinë në ndihmë të policisë, për të ruajtur rendin në zona të trazuara nga dhuna.
“Asgjë nuk mund të justifikojë një turmë arabe që sulmon hebrenjtë dhe asgjë nuk mund të justifikojë një turmë hebre që sulmon arabët”, është shprehur ai.

Militantët palestinezë kanë qëlluar me raketa në Izrael që nga e hëna në mbrëmje, dhe Izraeli është përgjigjur duke goditur objektiva në territorin e tyre në Rripin e Gazës.

IDF tha se rreth 1,500 raketa ishin qëlluar nga Gaza në qytetet izraelite që nga koha që luftimet u përshkallëzuan në fillim të kësaj jave.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 400 njerëz janë plagosur atje që nga fillimi i konfliktit, 67 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *