Konfrontim masiv në një koncert në Athinë

23:20 23/06/2022

Lëndohet lehtë këngëtarja Eleni Paparizou

Akte dhune shpërthyen në natën e ndarjes së çmimeve Mad Video Music Awards 2022”.

Përplasjet nisën pasi një grup të rinjsh u konfrontua për motive banale me truprojat që garantonin sigurinë buzë skenës.

Gjatë konfrontimit që ndërpreu për disa minuta spektaklin, mori lëndime të lehta edhe këngëtarja e famshme greke Eleni Paparizu, e cila ndodhej mes turmës që u përfshi nga kaosi, teksa shkonte për të tërhequr çmimin për baladën më të mirë të vitit. Sherri bëri xhiron e rrjeteve sociale pasi u xhirua nga qindra kamera të të pranishmëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.